HIMNI
I GRAMOZIT
 


Kreu Registration RSS
Ndeshja e fundit
Menu
ne facebook
Ndeshja e ardhshme

kerko
sondazh
Mendoni se GRAMOZI mund te ngjitet perseri ne superiore ???
Total of answers: 383
Lidhu
Statistika

Gjithesej Online 1
Vizitore 1
Perdorues 0
ne youtube


Java 8 / Partizani 2 - 0 Gramozi



Të kuqtë kanë arritur një fitore të vështirë, por të rëndësishme ndaj Gramozit dhe ngjiten në rënditje

Partizani - Gramozi 2-0

Partizani: Xhika, Berberi, Pashaj, Pinari, Bakalli, Beqiri, Tetova, Xhepa (Lleshi 37′), Karapici (Hithi 25′), Sulçe (Dushku 64′), Gjoka. Trajner: N. Bajko
Gramozi: Nuredini (Bregasi 78′), Rexhepi (Mukaj 73′), Faslliu, Peçi, Ismolli, Shupe, Olivera, Lena, Bilibashi, Kokona (Lushaj 46′), Edinjo. Trajner: I. Qirjako
Shënues: Tetova 70′ (11-m), Dushku 90+4′
Gjyqtarë: L. Mustafaraj, E. Barushi, B. Mesi (Tiranë)
Kartonë të verdhë: Lleshi, Dushku, Nuredini, Bilibashi

Në prani të rreth një mijë shikuesve Partizani ka mposhtur 2-0 Gramozin, takim i cili u zhvillua në stadiumin "Selman Stërmasi”. Të kuqtë e konsideronin këtë sfidë një mundësi dhe detyrim për të marrë tripikëshin dhe në fund Partizani e arrin dhe shkon në kuotën e 10 pikëve dhe mban vendin e 10-të. Kolonjarët e nisin vrullshëm takimin dhe mund të gjenin golin që në minutën e katërt, ku Kokona përfiton nga një gabim i mbrojtjes së Partizanit dhe me portën bosh godet shtyllën. Në pjesën e parë miqtë dominuan mbi të kuqtë dhe patën mundësi shënimi, ndërsa Partizani nuk orientohej mirë në fushë dhe pika më e dobët mbetej faza sulmuese. Rikthimi i Ardit Beqirit rezultoi pozitiv, pasi lojtari falë eksperiencës dhe shpejtësisë së tij, i jep më shumë dinamikë lojës së Partizanit.

Pjesa e dytë nis e barabartë mes dy ekipeve, por futja e sulmuesit Rigers Dushku shërben si një katalizator për suksesin e "demave”. Në minutën e 69-të Dushku i shkëputet mirë mbrojtjes mike, hyn në zonë, por ka një kontakt me portierin Nuredini dhe gjyqtari akordon penallti. Ekzekutimin e 11-metërshit e merr përsipër Tetova, që në minutën e 70-të e kalon Partizanin në avantazh. Kolonjarët nuk e honepsin gabimin e portierit dhe e nxjerrin nga loja, por gjatë daljes vërshojnë sharjet në adresë të portierit nga tifozeria kolonjare dhe kryebashkiaku Braçe, që ishte në tribunën "VIP”.

Edhe dje ka vijuar protesta e tifozëve të kuq ndaj presidentit Xhani. Në minutat e fundit Gramozi hidhet i tëri në sulm dhe ka raste për barazim. Në minutën e 94-t Beqiri thyen një sulm të miqve dhe marshon me topin rreth 80 metra dhe në fund pason për Dushkun, që e dërgon topin në rrjetë. 2-0 për Partizanin. Pa dyshim meritën kryesore më kryesore në këtë fitore të "demave të kuq” e ka sulmuesi i ri Rigers Dushku, që pas 720 minutash kampionat gjen golin e parë me fanellën e kuqe. Në minutën e 80-të trajneri Bajko për arsye personale largohet nga stadiumi dhe në këtë mënyrë nuk e ka shijuar zhbllokimin e sulmuesit dhe gëzimin përfundimtar të ekipit.

Deklarojnë…
Perlat Musta, zv.trajner i Partizanit: "Pa dyshim çdo fitore ka vlera dhe interes për ecurinë e ekipit dhe anën psikologjike. Fitorja e sotme ishte vërtet e vështirë, se përpara kishim një ekip që vjen nga superliga. Në këtë takim vlerësoj shpirtin e garës së ekipit dhe rikthimi i Beqirit ishte një plus i madh, pasi siç u pa me shpirtin e tij, ishte 50% i ekipit. Çdo ndeshje është e vështirë, çdo fitore ka vlera.”

Ilir Qirjako, trajner i Gramozit: "Ndeshja pati dy tablo, ku pjesa e parë foli për Gramozin. Patëm mundësi të shënonim, por mungoi finalizimi. Në pjesën e dytë ishim më ndryshe nga kundërshtari dhe na ndëshkoi penalltia. Gjithsesi, kampionati është i gjatë, ekipet janë të ngjeshura në renditje dhe ne do të luftojmë për arritjen e objektivit.”


Nga '' Sporti Shqiptar " , E Shtune 06 Nentor 2010

Publikoje ne rrjetet sociale :