HIMNI
I GRAMOZIT
 


Kreu Registration RSS
Ndeshja e fundit
Menu
ne facebook
Ndeshja e ardhshme

kerko
sondazh
Mendoni se GRAMOZI mund te ngjitet perseri ne superiore ???
Total of answers: 383
Lidhu
Statistika

Gjithesej Online 1
Vizitore 1
Perdorues 0
ne youtube


Gramozi, i pagabueshëm në fushën e tij



Kolonjarët arrijnë fitoren e 3-të radhazi dhe i afrohen kreut

Gramozi Burreli 2 1

Gramozi: Nuredini, Rexhepi (Caka 58′), Faslliu, Peçi, Ismolli, Bilibashi, Oliveira, Lena, Lifo (Lusha 61′), Edinjo, Kokona (Mukaj 70′). Trajner: I.Qirjako.
Bureli: Xhixha, Dika, Ramadani, Baku, Frisku, Kadiu, Osuji, Balluku (Hoti 75′), Pepa, Gjoka, Pjetrani. Trajner: V.Gjoni.
Shënues: Oliveira 25′, Lena 68′ / Pjetrani 60′
Kartonë të verdhë: Lusha, Kokona, Xhixha, Baku, Frisku, Kadiu, Gjoka, Pjetrani.
Gjyqtarë: A.Beqiri, F.Mataj, E.Dëraj (Tiranë)

Ndeshja Gramozi-Burelit ka qenë mjaft e bukur, pasi ka pasur nivel të lartë dhe ka prodhuar 3 gola. Kolonjarët kanë fituar 2-1 dhe ky është suksesi i 3-të radhazi për ekipin e trajnerit Qirjako. Kokona kërcënon i pari, kur gjuan fort dhe topi kalon ngjitur me shtyllën, ndërsa më pas radhën e ka Bilibashi, që merr një top nga Ismolli, por nuk arrin ta dërgojë në rrjetë. Kolonjarët i vazhdojnë sulmet furishëm, duke e kërkuar me ngulm golin, por është përsëri Kokona që humbet dy raste. Ai shënon në minutën e 23-të, por goli anulohet për një faull të sulmuesit karshi portierit mik. Pas 2 minutash vjen goli për Gramozin.

Me anë të një goditjeje dënimi nga rreth 30 metra, Oliveira e përcjell topin në rrjetë. Edhe pas golit janë vendësit që sulmojnë, duke krijuar raste të njëpasnjëshme me brazilianin Edinjo dhe mesfushorët Lifo e Lena. Rastin më të pastër e ka në fund të pjesës së parë Edinjo, por portieri Xhixha pret në dy kohë. Në pjesën e parë miqtë nuk kanë rrezikuar asnjëherë. Me fillimin e pjesës së dytë, matjanët reagojnë dhe e rrezikojnë disa herë portën e Nuredinit me anë të Pjetranit.

Gramozi rrezikon për herë të parë në këtë pjesë me Bilibashin, që shmang mbrojtjen mike dhe përballë portierit nuk realizon. Në minutën e 60-të, sulmuesi Pjetrani përfiton nga një gabim foshnjarak i portierit Nuredini, të cilit i shpëton topi nga duart, dhe nuk e ka të vështirë të barazojë. Kolonjarët hidhen në sulm dhe rrezikojnë disa herë, por gjuajtjet e tyre priten nga Xhixha. Në minutën e 68-të Bilibashi hedh një top në zonë dhe potieri mik gabon rëndë, ashtu si kolegu i tij, duke i dhënë mundësi Lenës të shënojë golin e fitores. Loja është e bukur deri në fund, por nuk ka gola të tjerë dhe Gramozi i gëzohet fitores së 4-t në kampionat, e 3-ta në shtëpi.




Nga '' Sporti Shqiptar' ' , E Diele 31 Tetor 2010

Publikoje ne rrjetet sociale :