HIMNI
I GRAMOZIT
 


Kreu Registration RSS
Ndeshja e fundit
Menu
ne facebook
Ndeshja e ardhshme

kerko
sondazh
Mendoni se GRAMOZI mund te ngjitet perseri ne superiore ???
Total of answers: 383
Lidhu
Statistika

Gjithesej Online 1
Vizitore 1
Perdorues 0
ne youtube


Java 24 | Luftetari 3 - 1 Gramozi



  •   Gjirokastritët përmbysin lojën e rezultatin, duke mposhtur kolonjarët
Goli i Bilibashit në pjesën e parë e vuri në pozita të vështira Luftëtarin, por golat e Stojës dhe Shkozës (2) në pjesën e dytë, i dhanë fitoren atij për të shpresuar për më tej. Një gol i anuluar në minutën e 6-të për Gramozin, për pozicion jashtë loje, është pasuar me dy gjuajtje nga Shalari dhe Stoja, që janë grushtuar me sukses nga Nuredini. Më pas ka pllakosur zymtësia në stadium, sepse Bilibashi, pasi ka vrapuar vertikalisht nga e djathta e sulmit, ka shënuar me kokë, pas një krosimi nga krahu tjetër dhe 0-1 për miqtë. Përpjekjet e Luftëtarit nuk gjejnë jehonë dhe në rastin më të mirë, në minutën e 41-të, Stoja fiton vetëm një goditje këndi. Mbrojtja e Luftëtarit është konfuze dhe kolonjarët disa herë krijojnë korridore, por edhe dalin në pozicione jashtë loje. Pjesa e dytë filloi me presionin e vendësve dhe Stoja gjuan aq befas nga jashtë zonës, sa portieri mik mbetet i shtangur dhe topi është parë vetëm kur prek rrjetën nga më shumë se 25 metra largësi në pozicion ballor. Pra, 1‑1 dhe loja ndizet. Në minutën e 56-të portieri Nuredini dëmtohet dhe përcillet me ambulancë për në spital, pasi ka lënduar krahun fort në një dalje. Braho humbet një rast ideal për golin e dytë, që vjen më vonë pas kombinimit Braho-Shehaj-Shkoza. Ky i fundit, pasi driblon edhe portierin Jankulla fikson rezultatin në 3‑1, duke shënuar golin e dytë personal 8 minuta para fundit. Edhe Braho mund të kishte shënuar, kur del i vetëm me portierin mik. Kështu, Luftëtari fiton në një lojë me dy "fytyra”. Trajneri Hysi i ka përgëzuar të gjithë futbollistët, që zhvilluan një nga ndeshjet më të bukura në konceptin tekniko-taktik. Kurse trajneri Qirjako ka vlerësuar pjesën e parë, ndërkohë që ka evidentuar lodhjen si shkak të rënies në pjesën e dytë.

Luftëtari ‑ Gramozi           3‑1

 

Luftëtari: Toçi, Sinani, Brahimi, Këndella, Ramadani, Stoja, Gaxhaj (Shehaj 46′), Mehja (Grabova 65′), Mitraj (Shkoza 46′), Mitraj, Braho. Trajner: M.Hysi.

Gramozi: Nuredini (Jankulla 57′), Caka, Ismolli, Peçi, Lena (Mukaj 35′), Oliveira, Bilibashi, Shupe, Kokona, Faslliu, Saliko (M.Dine 61′). Trajner: I.Qirjako.

Shënues: Stoja 51′, Shkoza 73′, 82′ / Bilibashi 21′

Gjyqtarë: K.Cjapi, E Hasanaj (Fier), A.Lamçe (Patos)

Kartonë të verdhë: Caka, Shupe, Oliveira


RENDITJA E KATEGORISE SE PARE PAS JAVES SE 24


Nga '' Sporti Shqiptar ''  , E Shtune 02 Prill 2011

Publikoje ne rrjetet sociale :