HIMNI
I GRAMOZIT
 


Kreu Registration RSS
Ndeshja e fundit
Menu
ne facebook
Ndeshja e ardhshme

kerko
sondazh
Mendoni se GRAMOZI mund te ngjitet perseri ne superiore ???
Total of answers: 375
Lidhu
Statistika

Gjithesej Online 1
Vizitore 1
Perdorues 0
ne youtube


Java23 | Shuarja e Partizanit përlot edhe kolonjarët



  • Të kuqtë, ndonëse luajnë mirë, munden në fund nga një ish-lojtar, Olivera, që i zbret në të dytën

Interesim i madh i sportdashësve kolonjarë për takimin Gramozi-Partizani, ku nuk munguan edhe të ardhur nga Tirana. Një takim që gjatë 90 minutave ka qenë i bukur dhe që ka dhuruar emocione të shumta në këtë takim. E veçanta e këtij takimi ka qenë se shumica e sportdashësve kolonjarë kanë bërë tifo dhe kanë përkrahur gjatë gjithë lojës ekipin mik të Partizanit, që të rreshtuar në krah të tridhjetë tifozëve të kuq të ardhur nga kryeqyteti kanë kërkuar që ky takim të fitohej nga ky ekip për t’i shpëtuar rënies. Pjesa e parë ka folur për ekipin mik, ku ka krijuar raste të shumta për shënim, por ka qenë portieri Nuredini, që nuk ka lejuar prekjen e rrjetës. Pas minutës së 10-të nisin gjuajtjet e lojtarëve të Partizanit me anë të Berberit, Thanës, Peposhit në disa ratse, por pa rezultat. Vendasit për herë të parë godasin portën e Partizanit në minutën e 20-të me Oliverën. Më pas vijojnë përpjekjet e miqve me Gjokën dhe Peposhin, por porta e Nuredinit mbetet e paprekur. Pjesa e parë mbyllet në barazim 0-0. Pjesa e dytë fillon përsëri me raste të miqve, por Nuredini është në ditën e tij më të mirë. Më pas janë vendasit që marrin frenat e lojës, por Baholli bën të pamundurën për të mbrojtur portën. Minuta e 69-të, rasti më i pastër për të kuqtë, ku Gega pengohet në zonë nga portieri Nuredini dhe gjyqtari akordon penallti për Partizanin. Gjuan Pashaj, por topi kalon shumë metra mbi shtyllë. Pas kësaj minute dhe deri në fund të takimit janë vendasit që kërkojnë të shënojnë, ku rastet janë të njëpasnjëshme. Në minutën e 80-të vjen dhe goli për vendasit: Ismolli pengohet në zonë, duke fituar një 11-metërsh, që e ekzekuton me mjeshtëri Olivera, duke shënuar golin e vetëm që i jep Gramozit mundësi për të pretenduar akoma për në gjashtëshe. Mbyllja e takimit ka bërë që sportdashësit e shumtë që ndodheshin në stadium dhe sidomos lojtarët e Partizanit, të shtrirë në fushë kanë mbushur sytë me lotë, pasi ata kishin ardhur në Ersekë për të marrë një rezultat pozitiv. Në fund trajneri Neptun Bajko u shpreh: "Nuk kam çfarë të them më, pasi kjo humbje na i shoi shpresat për mbijetesë.” Ndërsa trajneri Qirjako pohoi: "Jam i kënaqur për rezultatin, pasi kjo fitore na jep shpresa për të pretenduar për një vend në gjashtëshe.”

 

Gramozi  -  Partizani 1 - 0

Gramozi: Nuredini, Ismolli, Peci, Faslliu, Lena, Olivera, Shupe, Caka (Dine 88′), Kokona (Koci 60′), Bilibashi, Lifo (Licenji 60′).Trajner: I. Qirjako

Partizani: Baholli, Hithi, Çullhaj, Bozha, Thana, Pashaj, Shkëmbi, Gjoka, Mehja(Gega 55′), Berberi(Fagu 75′), Peposhi (Faruku 85′). Trajner: N. Bajko

Shënues: Olivera 80′ (11-m)

Gjygjtarë:Sh.Guçe, D.Koreshi, E.Prifti (Lushnjë)

Kartonë të verdhë: Nuredini, Peci, Lena, Shupe, Pashaj, Gjoka.






Nga '' Sporti Shqiptar ''  , E Diele 20 Mars 2011

Publikoje ne rrjetet sociale :