HIMNI
I GRAMOZIT
 


Kreu Registration RSS
Ndeshja e fundit
Menu
ne facebook
Ndeshja e ardhshme

kerko
sondazh
Mendoni se GRAMOZI mund te ngjitet perseri ne superiore ???
Total of answers: 383
Lidhu
Statistika

Gjithesej Online 1
Vizitore 1
Perdorues 0
ne youtube


Tomori, fitore me "shpirt nëpër dhëmbë”



Beratasit derdhin shumë djersë për të marrë një fitore minimale ndaj kolonjavëe

 

Ishte menduar një ndeshje e lehtë ajo midis Tomorit vendës dhe Gramozit, por në fushë gjërat kanë rrjedhur ndryshe. Beratasit, në 10 minutat e para bëjnë presion të vazhdueshëm në portën kundërshtare, por Çaushaj, Galica dhe K.Arbri janë të pafatë dhe nuk arrijnë të shënojnë golin e epërsisë. Kjo gjë nuk arrihet, edhe pse pse në ndihmë të sulmit shpesh shkojnë Çela e Byzhyti, të cilët disa herë e vënë në vështirësi mbrojtjen mike dhe portierin Nuredini. Nga ana tjetër, Gramozi shfaqet vetëm një herë me anë të brazilianit Oliviera, ndërsa Çela i Tomorit, i ndodhur në zonë përballë portierit mik nuk e realizon golin e dëshiruar nga sportdashësit vendës, që kishin mbushur tribunën dhe një pjesë të shkallëve të stadiumit. Pjesa e parë mbyllet pa gola dhe gjithçka mbetet për t’u zgjidhur në pjesën e dytë, që nis furishëm nga vendësit, të cilët janë vazhdimisht në kërkim të golit, por që ndodhen përballë një mbrojtjeje të blinduar, me në krye qendërmbrojtësin Peçi. Trajneri Bano bën lëvizjet e para, teksa largon Galicën për Hamzain dhe Çaçon për mesfushorin Roshi. Tashmë mesfusha lëviz më lirshëm dhe sulmi ka më shumë punë, pasi G.Arbri është në vendin e tij dhe Roshi i jep lojës frymëmarrjen e munguar pjesën e parë. Rezultati zhbllokohet në minutën e 56-të, kur pas një lëmshi brenda zonës, Hamzai tregon klasin e tij dhe plot intuitë e dërgon topin qetësisht në kuadratin e portës së mbrojtur nga Nuredini. Kaq mjafton dhe lojtarët e Tomorit qetësohen e çlirohen nga emocionet, duke sulmuar më pas për golin e sigurisë. Kurse miqtë rrezikojnë me anë të Olivierës dhe Bilibashit, ky i fundit mjaft i lëvizshëm në krahun e majtë. Kronika pasurohet me një goditje të bukur të G.Arbrit e disa raste të Çaushajt, por rezultati mbetet ai i minutës së 56-të, me atë gol të Hamzait, që i jep Tomorit 3 pikë mjaft të vlefshme. Pavarësisht fitores, duhet thënë se Tomori në këtë ndeshje shfaqi mangësi, që duhen korrigjuar, ku kryesorja është humbja e shumë rasteve për shënim.

 

Tomori - Gramozi  1-0

Tomori: Duraj, Çela, Muça, Ramazani, Byzhyti, Çaushaj, Topi, K.Arbri (Fani 88′), G.Arbri, Galica (Hamzai 46′), Çaço (Roshi 46′). Trajner: A.Bano.

Gramozi: Nuredini, Ismolli, Faslliu, Peçi, Caka, Lena (Mukaj 90′), Bilibashi, Shupe, Oliveira (Lifo 90′), Kokona, Koçi.

Trajner: I.Qiriako.

Shënues: Hamzai 56′

Gjyqtarë: T.Latifi, P.Puto, P.Gaxho (Gjirokastër)

Kartonë të verdhë: Topi, Kokona, G.Arbri, Caka

 

Deklarojnë…

Artan Bano, trajner i Tomorit: "Rezultati duhej zgjidhur që në pjesën e parë, pasi raste për të shënuar kishte, por sulmuesit nuk ishin të përqendruar. Loja jonë pati firo edhe për shkak të terrenit. Kemi ende punë, sidomos për goditjet standarde dhe sulmin. Gjithsesi, edhe një gol mjafton për të marrë 3 pikë.”

Ilir Qirjako, trajner i Gramozit: "E kishim vlërësuar maksimalisht këtë takim, pasi vinim nga një humbje në mesjavë. Shpresonim për një rezultat pozitiv, por kjo nuk ndodhi, sepse Tomori luajti fort, duke mos na lënë hapësira. Më ka zhgënjyer pritja e tifozërisë vendase, pasi në Ersekë i kemi respektuar.”



PER TE PARE FOTO NGA TAKIMI TOMORI VS GRAMOZI KLIKO  !! KETU !!


Nga '' Sporti Shqiptar ''  , E Diele 27 Shkurt 2011

Publikoje ne rrjetet sociale :