HIMNI
I GRAMOZIT
 


Kreu Registration RSS
Ndeshja e fundit
Menu
ne facebook
Ndeshja e ardhshme

kerko
sondazh
Mendoni se GRAMOZI mund te ngjitet perseri ne superiore ???
Total of answers: 383
Lidhu
Statistika

Gjithesej Online 1
Vizitore 1
Perdorues 0
ne youtube


Ismolli: Gramozi nuk e ka të lehtë me bilishtarët



Edhe pse nuk kanë luajtur, futbollistët kolonjarë kanë vazhduar përgatitjet për ndeshjen e së mërkurës, derbin me Bilisht Sportin. Një takim që pritet me mjaft interes nga sportdashësit e të dy qyteteve. Për kolonjarët ky takim bëhet më i vështirë, duke u nisur nga ai rezultat i thellë që kundërshtari arriti me Tërbunin. "E kemi lënë gjithçka prapa dhe përqendrimi ynë është për ndeshjen e së mërkurës, ku synimi i vetëm është marrja e tri pikëve.

Sigurisht, duke pasur parasysh faktin se ndeshja do të luhet në stadiumin tonë, fitorja e Gramozit them se do të jetë e padiskutueshme, pavarësisht se do të jetë një derbi i vështirë. Impenjimi ynë ka qenë maksimal në stërvitjen e kësaj jave, ku kemi zhvilluar nga dy seanca stërvitore. Morali deri në këto momente që po flasim është në kuotat maksimale. Të gjithë futbollistët janë të gatshëm dhe gëzojnë një formë të mirë fizike. Rikthimi i mbrojtësit Peçi e forcon shumë formacionin tonë.

Duhet të jemi të vetëdijshëm, se duke luajtur me një ekip që gjithmonë ka dhënë më të mirën në Ersekë, duke na rrëmbyer edhe fitoren, nuk do ta kemi fare të lehtë për ta mposhtur. Mund të them se përkrahja dhe përgjegjësia që kemi për këta tifozë na imponon që të jemi të vendosur vetëm për fitore ndaj Bilisht Sportit,” ‑ u shpreh për "Sportin shqiptar” mesfushori kolonjar Ervis Ismolli.


Nga '' Sporti Shqiptar' ' , E Hene 13 Dhjetor 2010

Publikoje ne rrjetet sociale :