HIMNI
I GRAMOZIT
 


Kreu Registration RSS
Ndeshja e fundit
Menu
ne facebook
Ndeshja e ardhshme

kerko
sondazh
Mendoni se GRAMOZI mund te ngjitet perseri ne superiore ???
Total of answers: 383
Lidhu
Statistika

Gjithesej Online 1
Vizitore 1
Perdorues 0
ne youtube


Hitaj: Gramozi nuk është ai i miqësoreve




Ndihmëstrajneri Sokol Hitaj qetëson tifozët, duke theksuar se ekipi është i gatshëm për objektivin

Gjatë miqësoreve që ka zhvilluar para nisjes së kampionatit, skuadra kolonjare në ka treguar atë që pritej. Gramozi kë bërë ndeshje të mira, por në disa prej tyre ka pasur edhe dobësi. Pavarësisht këtij fakti, stafi teknik beson se në kampionat do të luhet tjetër "muzikë”, pasi do të shfaqet Gramozi i vërtetë. Në fakt, ka mendime të ndryshme për skemën 4-4-2 që është përdorur gjatë ndeshjeve miqësore.

Tifozët nuk besojnë shume te forca e skuadrës për sezonin e ri, por janë drejtuesit e klubit dhe trajnerët që i garantojnë ata se do të ecë në rrugën e duhur. Për "Sportin shqiptar” shprehet zv/trajneri Sokol Hitaj, i cili, duke iu referuar miqësores së fundit me Pogradecin, thotë se Gramozi është në rregull: "Ndeshja me Pogradecin, që ishte prova jonë gjenerale para kampionatit, tregoi se Gramozi është gati. Kundërshtari ishte i denjë dhe ne bëmë një ndeshje shumë të mirë. Lojtarët vrapuan shumë, duke treguar se janë të përgatitur nga ana fizike.

Natyrisht, pati edhe ndonje defekt në lojë, që do ta rregullojmë patjetër para ndeshjes së parë të kampionatit. Janë disa gjëra sa u takon marrëdhënieve në fushë mes lojtarve. Gjatë këtyre ditëve do të na duhet të punojmë edhe për anën teknike, sidomos me sulmin, sepse në lojën mbrojtëse mendoj se kemi bërë përmirësime.

Gramozi di të mbrohet mirë. Tifozët vërtet mund të mos kenë mbetur shumë të kënaqur me lojërat që kanë parë në ndeshjet miqësore, por kjo ndodh, sepse ata janë mësuar të shikojnë një Gramoz sulmues në fushë. Duhet kuptuar se kemi provuar një skemë të re loje, pasi duam që Gramozi të pësojë sa më pak gola. Duke u mbrojtur mirë, do të jemi më solidë e më kompetitivë. Eshtë e qartë se Gramozi nuk do të jetë ai i ndeshjeve miqësore, kur dihet që provohen shumë futbollistë dhe bëhet seleksionimi i tyre.

Kam shumë besim se do ta nisim mbarë sezonin. Nuk është se pritet spektakël, pasi kjo është ndeshja e parë e kampionatit dhe më e rëndësishme është të marrim pikë,” - ka thënë mes të tjerash zv/ trajneri i kolonjarëve, Sokol Hitaj. Gramozi do të nisë kampionatin në Pukë, ku e pret Tërbuni vendës.


Nga '' Sporti Shqiptar '' , E Merkure 08 Shtator 2010

Publikoje ne rrjetet sociale :