HIMNI
I GRAMOZIT
 


Kreu Registration RSS
Ndeshja e fundit
Menu
ne facebook
Ndeshja e ardhshme

kerko
sondazh
Mendoni se GRAMOZI mund te ngjitet perseri ne superiore ???
Total of answers: 383
Lidhu
Statistika

Gjithesej Online 1
Vizitore 1
Perdorues 0
ne youtube


Gramozi zhgënjen, mbrojtja me probleme




Kolonjarëve u duhet të korrigjohen patjetër në ndeshjen e radhës me Besëlidhjen

Skuadra kolonjare nuk arriti të merrte pikë në ndeshjen e javës së parë, që e zhvilloi në Pukë. Pritej një rezultat pozitiv nga Gramozi, që kishte bërë një fazë përgatitore të rregullt, si dhe merkato të mirë. Edhe drejtuesit nuk e kishin menduar se Gramozi do ta niste kaq dobët sezonin e ri për vetë objektivin që ka ky ekip, që është ngjitja në superligë.

Kolonjarët nuk ishin në lartësinë e duhur në momente të veçanta, ndërkohë që gabuan rëndë në mbrojtje në rastin e golit të pësuar. Në fakt, Gramozi kishte shfaqur dobësi edhe gjatë miqësoreve në mbrojtje dhe trajneri Qirjako pikërisht këtë frikë kishte. Por edhe mesfusha dhe sulmi nuk u ngjitën në lartësinë e duhur. Me fillimin e pjesës së dytë, pas ndërrimeve të bëra nga trajneri Qirjako, i cili hodhi në fushë Mukën, brazilianin Tadeu dhe Bilibashin, loja e kolonjarëve erdhi gjithmonë në ngritje, por mungoi goli i barazimit.

Sulmuesit e Gramozit nuk mundën t’i shfrytëzonin rastet që u krijuan. Pas kësaj humbjeje dhe rezultateve të rivalëve, edhe pse është ende shumë shpejt, duket se rruga e kolonjarëve për një vend që të çon në superligë do të jetë tepër e vështirë. Prandaj, i mbetet stafit drejtues dhe të gjithë lojtarëve që të bëjnë autokritikë menjëherë.

Këtë javë Gramozi do të presë në shtëpi Besëlidhjen, një ekip pretendent edhe ky për në superligë. Pritet që në analizën e humbjes, që do të zhvillohet sot, të dalin shkaqet e atij zhgënjimi për të gjithë ata sportdashës, që udhëtuan drejt Pukës së largët. Tashmë ekipi duhet të mendojë për ndeshjen e radhës, që është e para para tifozërisë kolonjare.

Kjo është një arsye më shumë për të fituar ndaj lezhjanëve. Kampionati i sivjetshëm është i gjatë, tepër i fortë dhe me shumë rivalitet, kështu që kolonjarët kanë mundësi të korrigjohen, nëse do të jenë përqendruar maksimalisht. Nga humbja në Pukë duhen nxjerrë mësimet, që ato gabime të mos përsëriten në javët e ardhshme.

Gramozit nuk i falet të lërë pikë në ndeshjen e radhës, edhe pse kundërshtari është për t’u respektuar. Por, çdo rezultat tjetër veç fitores, do t’i zbehte shpresat e kolonjarëve për superligën, edhe pse kampionati është në hapat e parë të tij.
Me humbjen në Pukë, futbollistët kolonjarë kanë humbur njëkohësisht edhe shpërblimin e majmë që kishte vënë presidenca kolonjare, që kapte shifrën e 1500 eurove.



Nga '' Sporti Shqiptar '' , E Hene 13 Shtator 2010

Publikoje ne rrjetet sociale :