HIMNI
I GRAMOZIT
 


Kreu Registration RSS
Ndeshja e fundit
Menu
ne facebook
Ndeshja e ardhshme

kerko
sondazh
Mendoni se GRAMOZI mund te ngjitet perseri ne superiore ???
Total of answers: 383
Lidhu
Statistika

Gjithesej Online 1
Vizitore 1
Perdorues 0
ne youtube


Gramozi pret shpërthimin e brazilianit Edinjo


Vetë sulmuesi shpreson të gjejë golin që në ndeshjen e radhës me Tomorin

Në stërvitjen e parë të javës grupi i futbollistëve të Gramozit ka qenë i plotë, me përjashtim të mbrojtësit brazilian Martins. Trajneri Ilir Qirjako i është përveshur punës, sepse e pret një ndeshje shumë e vështirë këtë të shtunë, ajo me Tomorin. Për vetë pozitat që mbajnë dy ekipet në klasifikim, do të jetë një ndeshje delikate, ku kolonjarëve u intereson vetëm fitorja.

Në këtë përplasje Gramozi duhet të mos dalë pa tri pikët, pavarësisht se do ta ketë tepër të vështirë me beratasit e mbushur me futbollistë cilësorë. Numri 9 i Gramozit, braziliani Edinjo, e ka të qartë se të gjithë presin shumë prej tij. Trajneri Ilir Qirjako ka besim se sulmuesi kryesor i ekipit do të kthehet shpejt në formën e shfaqur kur mbërriti në Ersekë:

"Pres që Edinjo të shënojë, sepse kjo është e domosdoshme për të dhe Gramozin. Nëse ai shënon, jam i bindur se edhe ekipi do të funksionojë më mirë, pasi dihet roli dhe rëndësia e golave. Mendoj se ka ardhur momenti i tij. Edinjo është një lojtar që stërvitet mirë dhe, nëse nuk ka shënuar deri tani, mund të ketë qenë edhe çështje fati. Goli do ta çlirojë sulmuesin tonë, të cilin tifozët që e duan aq shumë dhe e mbështetin në çdo takim.

Të gjithë ne presin më shumë prej tij dhe besoj se shumë shpejtë braziliani do t’i japë krahë gjithë ekipit,” - është shprehur trajneri Qirjako. Dhe në fakt, forma e sulmuesit kryesor të Gramozit është tema kryesore e bisedave të tifozëve kolonjarë. Ai ka shënuar shumë gola të bukur gjatë ndeshjeve miqësore, ndërsa tani duket pak i kontraktuar, ndaj po vuan në gjetjen e rrugës së rrjetës.

Ky fakt i ka shqetësuar futbolldashësit kolonjarë, por më tepër vetë sulmuesin Edinjo, i cili shprehet: "Po më mundon shumë shënimi i golit. Kam pasur raste të shumta dhe nuk kam mundur të shënoj, por besoj se në javët e ardhshme do të jap më të mirën për ekipin. Shpresoj që së shpejti të kthehem te goli aq shumë i dëshiruar nga të gjithë.

Me Tomorin dëshiroj t’u bëj një dhuratë sportdashësve kolonjarë, që më qëndrojnë gjatë gjithë kohës pranë, por edhe për ekipin, që duhet t’i largohet vendit që mban në klasifikim, sepse ky vend më duket i papërshtatshëm.”

Nga '' Sporti Shqiptar '' , E Marte 12 Tetor 2010

Publikoje ne rrjetet sociale :