HIMNI
I GRAMOZIT
 


Kreu Registration RSS
Ndeshja e fundit
Menu
ne facebook
Ndeshja e ardhshme

kerko
sondazh
Mendoni se GRAMOZI mund te ngjitet perseri ne superiore ???
Total of answers: 383
Lidhu
Statistika

Gjithesej Online 1
Vizitore 1
Perdorues 0
ne youtube


Gramozi, në dorë të disa sponsorëve sezonin tjetër




Presidencës aktuale mund t’i shtohet edhe një tjetër biznesmen kolonjar me banim në Tiranë, pikërisht Muhamet Malo

Ka shumë diskutime në ambientet futbolldashëse kolonjare në lidhje me Gramozin e sezonit të ri. Si gjithmonë, çështja kryesore është ajo e lojtarëve që mund të vijnë në Ersekë dhe se sa cilësorë mund të jenë ata. Kuptohet që për një ekip, që do të pretendojë superligën, duhen lojtarë me përvojë.

Muhamet Malo Ndërkohë, atmosfera është shumë entuziaste edhe për shkak të fjalëve të përhapura nga burime jozyrtare se presidencës kolonjare do t’i shtohet një emër i ri, që do të sponsorizojë për ekipin bashkë me drejtuesit aktualë. Dhe flitet për një sponsor tepër të fuqishëm, siç është kolonjari me banim në Tiranë, Muhamet Malo, pronar i televizionit "Telesport”.

Në fakt, drejtuesit e klubit nuk kanë dëshirë të flasin për këtë çështje përderisa nuk ka asnjë vendim zyrtar. Nga sa kuptohet, çështja është në kuadrin e bisedimeve dhe z.Malo ende nuk e ka dhënë përgjigjen përfundimtare, edhe pse dëshira e mirë ekziston.

Tifozëria ëndërron Burime të besueshme bëjnë me dije se Muhamet Malo do të jetë në krye të klubit kolonjar për sezonin e ri, duke pasur në krah edhe presidencën e sotme. Pra, për tifozërinë kolonjare duket se po hapet përsëri një dritë jeshile për ndërtimin e një ekipi, që do të synojë superligën.

Sportdashësit besojnë se, duke pasur disa sponsor së bashku, Gramozi mund të zërë vendet e para në kategorinë e parë në fund të sezonit që vjen. Shumë biznesmenë kolonjarë, të larguar prej kohësh nga ky rreth, përsëri mendojnë për vendlindjen dhe mundohen ta ndimojnë gjithmonë, sidomos futbollin.

Privatizimi i klubit Klubi "Gramozi”, tashmë që është gati edhe për privatizimin, ka konkurrentë tepër të fuqishëm, që mund të bëhen pronarë dhe që mund ta çojnë ekipin në majat më të larta të futbollit shqiptar. Të gjithë duan të mësojnë më shumë për ekipin e ardhshëm, por çdo gjë do të shihet konkretisht ditët e ardhshme. Sidoqoftë, i sigurt është fakti se te Gramozi gjërat kanë filluar të lëvizin për mirë.

Trajneri Qirjako takon dy korçarë

Puna tashmë ka filluar nga stafi kolonjar dhe trajneri Ilir Qirjako e ndihmësi i tij Sokol Hitaj kanë zhvilluar dje një takim me dy futbollistët korçarë që luajtën sezonin e kaluar me Bilisht Sportin, Tikon dhe Islamin. Pas bisedimeve, ata kanë lënë një tjetër takim, pasi të jetë zgjidhur problemi i financave. Të dy lojtarët kanë shprehur dëshirën për të qenë pjesë e Gramozit në kategorinë e parë.



Nga '' Sporti Shqiptar ''  , E Shtune 11 Qershor 2011

Publikoje ne rrjetet sociale :