HIMNI
I GRAMOZIT
 


Kreu Registration RSS
Ndeshja e fundit
Menu
ne facebook
Ndeshja e ardhshme

kerko
sondazh
Mendoni se GRAMOZI mund te ngjitet perseri ne superiore ???
Total of answers: 383
Lidhu
Statistika

Gjithesej Online 1
Vizitore 1
Perdorues 0
ne youtube


Gramozi, me sponsor të ri në 2011-ën ?




Pritet që ekipit kolonjar t’i shtohet një tjetër sponsor, që mund të zyrtarizohet së shpejti

Në këto ditë pushimesh atmosfera duket mjaft entuziaste te drejtuesit dhe sportdashësit kolonjarë. Diskutimet lidhen të gjitha me një temë: me çfarë ekipi do të paraqitet Gramozi në fazën e dytë? Flitet për ardhjen e lojtarëve cilësorë, me të cilët Gramozi do të kërkojë superligën, por ajo që i ka ngrohur më shumë kolonjarët lidhet me faktin se presidecës së Gramozit pritet t’i shtohet një emër i ri, që do të sponsorizojë krahas atyre aktualë. Madje, edhe pse emri nuk bëhet i ditur publikisht, mësohet se do të jetë një sponsor tepër i fuqishëm.

Gjithsesi, asgjë nuk është zyrtare dhe drejtuesit e klubit nuk kanë dëshirë ta komentojnë këtë çështje, derisa ajo të jetë e përfunduar. Çdo gjë do të qartësohet ditët e ardhshme, kur pritet të mësohen edhe emrat e atyre që do të përforcojnë ekipin për fazën e dytë. Lojtarët e rinj pritet të bashkohen me ekipin kolonjar më datë 5 janar, kur do të nisë edhe faza përgatitore, pasi trajneri Ilir Qirjako kërkon që ta ketë të plotë grupin në kohën e duhur. Drejtuesit kolonjarë kanë kohë që i kanë hedhur "grepat”, duke pasur si qëllim përforcimin e të tri reparteve.

Pranë kolonjarëve priten të jenë tre sulmues në provë, sepse ky është edhe reparti më problematik, sidomos pas largimit të brazilianëve. Trajneri Ilir Qirjako, pas përfundimit të takimit të fundit për vitin 2010, është shprehur publikisht se ekipi i tij do të përforcohet në të tri repartet. Kjo konfirmohet edhe nga drejtuesit e Gramozit, të cilët shprehen të bindur se do të sjellin në Ersekë lojtarë të tjerë.

Megjithatë, mbetet për t’u parë ditët e ardhshme se cilët lojtarë do t’i bashkohen Gramozit për pjesën e mbetur të kampionatit. Duke parë interesimin e përditshëm të kryebashkiakut Adriatik Braçe dhe të trajnerit Ilir Qirjako, të gjithë në Ersekë besojnë se Gramozi do të hyjë në fazën e dytë me një "fytyrë” të re dhe i gatshëm ta realizojë objektivin. Shanset shtohen edhe nga ardhja e mundshme e një sponsori të ri. Afrimi i këtij të fundit do të tregonte dhe një herë se të gjithë kolonjarët, edhe pse të larguar prej vitesh, gjithmonë mendjen dhe sytë i kanë nga vendlindja e tyre.



Nga '' Sporti Shqiptar' ' , E Marte 04 Janar 2011

Publikoje ne rrjetet sociale :