HIMNI
I GRAMOZIT
 


Kreu Registration RSS
Ndeshja e fundit
Menu
ne facebook
Ndeshja e ardhshme

kerko
sondazh
Mendoni se GRAMOZI mund te ngjitet perseri ne superiore ???
Total of answers: 375
Lidhu
Statistika

Gjithesej Online 1
Vizitore 1
Perdorues 0
ne youtube


Gramozi, maksimumin në katër takimet e radhës


Futbollistët e Gramozit, pasi i kanë thënë lamtumirë Kupës së Shqipërisë, duke u mundur nga laçianët me një rezultat të thellë, 4-0, që nuk pritej, dje mbasdite i janë rikthyer stërvitjes për ndeshjen e së shtunës me Adën. Akoma nuk dihet nëse do të zhvillohet ky takim në Velipojë, apo do të shpërngulet në ndonjë stadium tjetër për shkak të reshjeve që vazhdojnë në veri. Ndryshe nga ditët e tjera, stërvitja e djeshme e kolonjarëve nuk ka filluar menjëherë me topin. Trajneri i Gramozit, Ilir Qirjako, ka bërë një rezyme të situatës me të gjithë lojtarët, pas humbjes së thellë të pësuar dje në Kamzë me Laçin.

Tonet kanë qenë të ulëta, por ishte problematika ajo që "digjte”. Trajneri Qirjako ishte i pakënaqur me rendimentin e skuadrës dhe këtë e tha hapur dhe pa dorashka, teksa evidentoi një problem thelbësor, pësimin e golit. Pas këtij momenti ekipi tregon rënie, ku deri para se të pësonin gol Gramozi pati raste më të pastra shënimi. Për Qirjakon ndeshja e kaluar, por dhe kjo e kupës, që ka përjetuar skuadra, nuk duhet të ndikojë në ecurinë e ndeshjeve të tjera të kampionatit. "Te Gramozi nuk duhet të ketë indiferentizëm, as individualitet, por vetëm një grup, një skuadër.

Ndeshjet e kaluara nuk kanë më rëndësi, pasi ato nuk kthehen më, por duhet të shohim përpara që të mos përsëriten gabimet që u shfaqën me Laçin. Zhvilluam një pjesë të parë shumë të mirë deri në minutën e 38-të dhe u ndëshkuam atëherë kur nuk pritej. Ishim në momentin më të mirë, kur loja jonë ishte me rendiment dhe mendonim se nga ai takim nuk do të dilnim me atë rezultat të thellë, jo se pretendonim të kualifikoheshim. Kërkonim një rezultat që të na ngrinte moralin për ndeshjen e ardhshme pas atij barazimi të arritur në fushën tonë,”- pohoi trajneri i Gramozit.

Trajneri u ka kërkuar të tijve që të mos jetojnë me iluzionin e ndeshjeve të fundit, por të përqendrohen në përballjen e fundjavës me Adën, një ndeshje që do të flasë shumë në fund për ecurinë e ekipit. Diferenca e pikëve mund të rikuperohet vetëm nëse Gramozi në takimet e ardhshme do të tregojë grintë dhe do të mund të marrë rezultate pozitive. Dje, Qirjako u ka bërë të qartë situatën e skuadrës të tij, duke u shprehur se te Gramozi do të luajë ai lojtar që do të japë më të mirën në fushë. Dhe për këtë Qirjako u ka thënë lojtarëve se s’do të ketë asnjë tolerim, duke u kërkur të gjithëve impenjim maksimal, në katër takimet e mbetura të fazës së parë.

Lajmi i ores se fundit : Takimi i javes se 12 , mes Ades dhe Gramozit , eshte shtyre perseri per nje date te pacaktuar ,  per shkak te kushteve jo te favoreshme klimatike qe kane kapur javen e fundit Velipojen


Nga '' Sporti Shqiptar' ' , E Premte 10 Dhjetor 2010

Publikoje ne rrjetet sociale :