HIMNI
I GRAMOZIT
 


Kreu Registration RSS
Ndeshja e fundit
Menu
ne facebook
Ndeshja e ardhshme

kerko
sondazh
Mendoni se GRAMOZI mund te ngjitet perseri ne superiore ???
Total of answers: 375
Lidhu
Statistika

Gjithesej Online 1
Vizitore 1
Perdorues 0
ne youtube



Gramozi, "i sakatuar” pas Beratit





Trajneri Qirjako ka të dëmtuar Shupen dhe Peçin, ndërsa Oliveira, Lena dhe Kokona stërviten të veçuar

Jo rrallë në takimet midis dy skuadrave pretendente në kampionat ndodh të ketë tension, madje është vështirë që futbollistët t’i shpëtojnë ankthit në lidhje me rezultatin. Kështu ka ndodhur edhe në Berat, ku Gramozi u ndeshe me Tomorin, futbollistët e të cilit, duke e kërkuar me çdo kusht fitoren, kanë luajtur shumë rëndë, të shtyrë edhe nga sportdashësit vendës, edhe pse gjatë gjithë javës të dy klubet kishin kërkuar të luhej në mënyrë sa më korrekte.

I dëmtuar nga ai takim ka dalë ekipi kolonjar, sepse, përveç presionit të madh, Gramozit i janë "sakatuar” edhe shumë titullarë, të cilët rrezikojnë të mos luajnë ndaj Gramshit ditën e shtunë. Kjo gjë është parë qartë në dy ditët e para të stërvitjes, kur trajneri Qirjako ka pasur një numër të paktë lojtarësh nga formacioni bazë.

Kanë munguar Shupe dhe Peçi, të dy të dëmtuar rëndë, ndërsa Lena, Oliveira dhe Kokona kanë zhvilluar vrapime të lehta veç grupit. Nëse ekipi do të jetë këtë gjendje edhe para ndeshjes së radhës, trajneri Ilir Qirjako do ta ketë tepër të vështirë të hedhë në fushë një formacion që të premtojë për fitore.

Ndoshta trajnerit kolonjar do t’i duhet të hedhë në fushë një formacion me futbollistë të rinj, gjë që do të favorizonte Gramshin. Gjithsesi, gjërat do të jenë më të qarta ditën e shtunë, kur kolonjarëve u duhet të fitojnë patjetër, nëse duan të kenë ende shpresa për një vend në 6-shen e parë. Fitorja me Gramshin do të thotë shumë për kolonjarët pas humbjes në Berat. 



Nga '' Sporti Shqiptar ''  , E Merkure 02 Mars 2011

Publikoje ne rrjetet sociale :