HIMNI
I GRAMOZIT
 


Kreu Registration RSS
Ndeshja e fundit
Menu
ne facebook
Ndeshja e ardhshme

kerko
sondazh
Mendoni se GRAMOZI mund te ngjitet perseri ne superiore ???
Total of answers: 383
Lidhu
Statistika

Gjithesej Online 1
Vizitore 1
Perdorues 0
ne youtube


Gramozi i ri mbetet enigmatik, pritet fundi i qershorit





Dy nga emrat që qarkullojnë janë mbrojtësi Kote dhe portieri Toçi, por asgjë nuk është zyrtare për momentin


Për sezonin e ardhshëm është thënë se do të jetë një ekip pretendent, por, kur nuk ka ende vendime zyrtare, në skenë dalin emra të ndryshëm, që në fakt nuk është se janë të gjithë në kuadrin e thashethemeve. Kolonjarët do të riorganizohen në fund të qershorit, ndërkohë që drejtuesit çdo ditë mendojnë dhe punojnë në drejtim të merkatos. Kuptohet që suksesi është i varur drejtpërdrejt nga cilësia e grupit të futbollistëve, kështu që detyra më e rëndësishme është afrimi i disa elementëve cilësorë dhe me përvojë. Drejtuesit janë të rezervuar dhe nuk bëjnë të ditur asnjë emër, sepse bisedimet mund të dështojnë. Ata janë shprehur se emrat do të publikohen pasi të jetë firmosur kontrata, ndërkohë që pranojnë faktin se janë në komunikim të vazhdueshëm me lojtarë të ndryshëm.

Kote - Një nga emrat që qarkullon në ambientin futbolldashës kolonjar është ai i mbrojtësit korçar Gerti Kote, i cili luajti me Bilisht Sportin sezonin e fundit. Nga burime të sigurta mësohet se Kote është takuar dje me trajnerin Ilir Qirjako, por ky i fundit e mohon këtë fakt, duke u shprehur me diplomaci se më parë te Gramozi duhet garantuar ana financiare. Gjithsesi, korçari duket se është një alternativë për kolonjarët.

Porta - Një nga çështjet kryesore të merkatos kolonjare lidhet me portën, pasi dihet që Gramozi, në fazën e dytë të kampionatit të fundit, pas dëmtimit të portierit Nuredini dhe largimit të Këndezit, mbeti me një portier shumë të ri në moshë, pa përvojë me ekipin e të rriturve. Trajneri Qirjako duket se e ka ftuar përsëri elbasanasin Irakli Toçi, i cili ka qenë pjesë e Gramozit në superligë dhe sezonin e fundit u aktivizua me Luftëtarin.

"Jo” brazilianëve - Nga trajneri Ilir Qirjako mësohet se dy nga brazilianët i kanë kërkuar që të kthehen në Ersekë, por ai u ka dhënë përgjigje negative. Bëhet fjalë për mesfushorin Oliveira dhe mbrojtësin Martins. Përgjigja negative e trajnerit Qirjako ka ardhur për shkak të mënyrës si brazilianët u larguan nga ekipi gjatë sezonit të fundit, duke e lënë Gramozin në mes të rrugës për interesin personal.




Nga '' Sporti Shqiptar ''  , E Shtune 04 Qershor 2011

Publikoje ne rrjetet sociale :