HIMNI
I GRAMOZIT
 


Kreu Registration RSS
Ndeshja e fundit
Menu
ne facebook
Ndeshja e ardhshme

kerko
sondazh
Mendoni se GRAMOZI mund te ngjitet perseri ne superiore ???
Total of answers: 383
Lidhu
Statistika

Gjithesej Online 1
Vizitore 1
Perdorues 0
ne youtube


Gramozi humbet përsëri, Qirjako vihet në lëvizje


Trajnerin e ka shqetësuar loja e dobët e disa lojtarëve në miqësoren me beratasit

Në vazhdim të përgatitjeve për sezonin e ri, Gramozi ka zhvilluar një tjetër ndeshje miqësore, kësaj here me Tomorin në stadiumin e Ersekës. Ky takim miqësor ka dhuruar emocione për sportdashësit kolonjarë, pasi loja ka qenë e bukur dhe korrekte, por rezultati përfundimtar ka qenë në favor të beratasve, 0-1. Trajneri Ilir Qirjako e ka filluar lojën me ndryshime në formacion, krahasuar me takimet e tjera, për vetë faktin se i duhej të provonte tre lojtarët e ardhur ditët e fundit në Ersekë.

Ndërsa ekipi nga Berati e ka filluar lojën me formacionin e tij më të mirë. Megjithatë, Qirjako detyrohet që në minutën e 15-të të bëjë dy ndërrime të detyrueshme. Tadeu dhe Bilibashi detyrohen të lënë lojën, pasi janë dëmtuar. Në pjesën e dytë, të dy trajnerët kanë bërë ndërrime të shumta, pothuajse të gjithë ekipin. Për Gramozin kanë mbetur në fushë Peçi dhe Shupe, kurse për miqtë vetëm portieri Dura.

Duke përfituar nga një gabim i mbrojtjes kolonjare, sulmuesi Klodian Arbri ku dalë përballë portierit të Gramozit dhe ka shënuar golin e vetëm të ndeshjes. Rastet dhe pas golit nuk munguan për të dy ekipet, por rezultati nuk ndryshoi. Kjo ndeshje tregoi se ekipi kolonjar ka mangësi. Lojtarët e këtij ekipi duket se ende nuk janë ambientuar me lojën e njëri-tjetrit dhe, po të vazhdojë kështu, do ta kenë tepër të vështirë për të përballuar një kampionat të gjatë dhe të vështirë.

Nëse në pjesën e parë kolonjarët bënë një lojë të qartë, nuk mund të thuhet kjo gjë për lojtarët që ishin në provë. Besiroviç ku nuk tregoi asgjë në fushë. Edhe reparti i sulmit nuk dha atë që pritej në këtë takim, duke rrezikuar shumë pak drejt portës së beratasve. Pas takimit trajneri Qirjako ëshë dukur tepër i shqetësuar, jo për rezultatin, por për lojën e dobët të disa lojtarëve, nga të cilët ai priste më shumë.


Nga '' Sporti Shqiptar '' , E Enjte 26 Gusht 2010

Publikoje ne rrjetet sociale :