HIMNI
I GRAMOZIT
 


Kreu Registration RSS
Ndeshja e fundit
Menu
ne facebook
Ndeshja e ardhshme

kerko
sondazh
Mendoni se GRAMOZI mund te ngjitet perseri ne superiore ???
Total of answers: 383
Lidhu
Statistika

Gjithesej Online 1
Vizitore 1
Perdorues 0
ne youtube


Gramozi, dy orë analizë për humbjet e fundit




Gramozi ka zhvilluar një analizë të gjatë për humbjet e fundit, veçanërisht për atë në shtëpi me Gramshin, ku kanë marrë pjesë dhe pjesëtarë të këshillit bashkiak. Trajneri Ilir Qirjako është ndalur gjatë në rezultatet e dobëta të 3 javëve të fundit, duke filluar nga ndeshja me Adën.

Më shumë ai ka kritikuar lojën e dobët të të tijve, të cilët kanë bërë gabime të shumta, madje të përsëritura. Trajneri kolonjar nuk i ka kursyer kritikat për lojtarë të veçantë, ndërkohë që është marrë për shumë minuta me rënien psikologjike të ekipit, që, sipas tij, është shkaku kryesor i humbjeve të fundit.

Ai ka analizuar çdo detaj të ndeshjes me Gramshin, ku humbja e ka nxjerrë Gramozin përfundimisht jashtë objektivit. Këtë fundjavë kolonjarët i pret një takim tepër i rëndësishëm, siç është transferta e Burrelit. Në analizë u vu theksi te fakti se rezultatet e dobëta kanë ardhur për shkak se lojtarët nuk kanë marrë pagat prej tre muajsh.

Nga trajneri Qirjako u premtua se lojtarët do të shlyen brenda këtij muaji, ndaj dhe ai u ka kërkuar atyre më shumë impenjim në ndeshjet e mbetura. Pas analizës ekipi kolonjar ka vazhduar përgatitjet për ndeshjen e radhës, edhe temperaturat kanë qenë shumë të ulëta në Ersekë. Përsëri ekipi nuk ka qenë i plotë, pasi kanë munguar kapiteni Shupe dhe sulmuesi Kokona, të cilët po kalojnë një gjendje gripale.



Nga '' Sporti Shqiptar ''  , E Merkure 09 Mars 2011

Publikoje ne rrjetet sociale :