HIMNI
I GRAMOZIT
 


Kreu Registration RSS
Ndeshja e fundit
Menu
ne facebook
Ndeshja e ardhshme

kerko
sondazh
Mendoni se GRAMOZI mund te ngjitet perseri ne superiore ???
Total of answers: 375
Lidhu
Statistika

Gjithesej Online 1
Vizitore 1
Perdorues 0
ne youtube


Gramozi, caktohen trajnerët e të gjitha ekipeve




Kolonjarët vendosin për infrastrukturën drejtuese të sezonit të ri, duke përzgjedhur stafet për çdo moshë

Drejtuesit e skuadrës kolonjare janë përqendruar tek infrastruktura e klubit dhe te merkatoja e verës, me qëllim që të krijojnë kushte optimale pune dhe të krijojnë Gramozin pretendent.

Ata duan të marrin disa lojtarë cilësorë, të cilët janë të domosdoshëm për ekipin e ri, Shefi i klubit dhe njëkohësisht trajneri i ekipit, Ilir Qirjako, është shprehur shpesh se Gramozi do të ruajë boshtin e sezonit të fundit, edhe pse shumë lojtarë janë me moshë të re.

"Pretendojmë se kemi bërë një punë të mirë me grupin e lojtarëve të rinj dhe nuk ka arsye ta shembim atë që kemi ndërtuar. Gjithashtu, duhet të gjejmë menaxherët për të garantuar blerje sa më cilësore. Nuk duam kurrsesi të vuajmë problemet e sezonit të kaluar, faza e dytë e të cilit ishte shumë e vështirë dhe solli zhgënjimin e madh.

Gramozi ka në dispozicion kohën e nevojshme për të bërë merkato dhe të gjithë duket se janë të impenjuar të ndërtojnë një ekip me mendësi fituesi për sezonin e ardhshëm,” – thotë trajneri kolonjar.

Trajnerët e moshave Kolonjarët kanë zhvilluar edhe një takim me trajnerë të ndryshëm dhe mësues të edukimit fizik për përzgjedhjen e gjithë atyre, që do t’i drejtojnë ekipet e sezonit të ri. Ekipi i parë do të drejtohet përsëri nga Ilir Qirjako, i cili do të ketë ndihmës Sokol Hitajn dhe Agim Rushitin.

"Kemi bërë një takim dhe kemi zgjedhur gjithë trajnerët. Ekipi U-19 do të drejtohet nga trajneri Skënder Rustemi, i cili ka marrë edhe postin e drejtorit të departamentit të të rinjve. Eshtë një trajner me shumë pasion, që me punën e tij për shumë vite ka drejtuar këto ekipe, duke nxjerrë një brez të tërë sportistësh të talentuar.

Ndërsa ekipi U-17 i është besuar trajnerit Arjan Çikopana, një ish-futbollist i Gramozit për disa sezone, i licensuar një muaj më parë nga FSHF-ja. Për sezonin e ri kemi menduar që të punohet edhe me moshat më të vogla dhe për këtë është caktuar Visi Peçi, aktualisht edhe futbollist i Gramozit, që ka mbaruar Institutin e Fiskulturës.

Na mbetet që në ditët e ardhshme, duke marrë mendimin dhe të drejtuesve më të lartë të klubit, të përzgjedhim drejtorin teknik,” – ka sqaruar më tej trajneri Qirjako

Aneksi "Shpresojmë të përfundojmë punën e nisur në aneksin e stadiumit. Faza e parë ka përfunduar me shtrimin e tij dhe së shpejti do të kryhet rrethimi, për të qenë gati për ekipet e të rinjve, që ata të zhvillojnë një kampionat të rregullt, jo si sezonin e kaluar, kur shumë takime nuk u zhvilluan.

Ky aneks do t’i shërbejë edhe ekipit të parë për të kryer stërvitjen gjatë stinës së dimrit. Tani na mbetet vetëm të presim rezultatet e bashkëpunimit me drejtuesit e klubit dhe kryebashkiakun e ri,” – u shpreh Qirjako.



Nga '' Sporti Shqiptar ''  , E Premte 10 Qershor 2011

Publikoje ne rrjetet sociale :