HIMNI
I GRAMOZIT
 


Kreu Registration RSS
Ndeshja e fundit
Menu
ne facebook
Ndeshja e ardhshme

kerko
sondazh
Mendoni se GRAMOZI mund te ngjitet perseri ne superiore ???
Total of answers: 375
Lidhu
Statistika

Gjithesej Online 1
Vizitore 1
Perdorues 0
ne youtube


Faslliu u kthen buzëqeshjen kolonjarëve


Gramozi mposht Adën dhe siguron qëndrimin në kategorinë e parë

Gramozi mund Adën me rezultatin minimal 1‑0. Njëriu i fitores është mbrojtësi Faslliu, i cili ka realizuar golin me vlerën e 3 pikëve, që i mbajnë kolonjarët në pozita komode. Gramozi mban vendin e 7-të dhe siguron qëndrimin në kategorinë e parë. Në pjesën e parë kolonjarët janë të papërmbajtshëm, kurse në të dytën lëshojnë terren.

Pas një fillimi të shpejtë të lojës dhe një rasti të Adës me Lekajn, që pranë portës nuk e dërgon topin në rrjetë, shënohet goli i vetëm i ndeshjes. Mbrojtësi Faslliu gjuan bukur me kokë dhe topi pushon në rrjetën e Dervishajt. Edhe Caka më pas kërkon t’u japë një mësim sulmuesve, por topi kalon pranë shtyllës. Mukaj gabon fillimisht përballë portierit mik, kurse më pas përfiton nga gabimi i rëndë i tij, futet në zonë, por nuk ka shënjestrën e duhur në gjuajtje. Lekaj për miqtë gjuan me kokë dhe vetëm rrjetë e jashtme. Oliveira kroson në zonë, ku dërhyn Peçi me kokë, por pa rezultat. Rrezikojnë më pas për Gramozin, Mukaj dhe Bilibashi, duke e vënë në vështirësi Dervishajn, që shpëton portën e Adës.

Në minutën e 40-të miqtë i afrohen shumë golit, pasi Pepa kroson në zonë dhe mbrojtësi Caka për pak sa nuk shkakton autogol. Pjesa e dytë fillon mirë për Adën dhe Osja godet brenda zonës, por jashtë kuadratit. Tenton edhe Hajdari, që gjen në gatishmëri portierin Dervishi. Osja kërkon të shënojë, por topi nuk i bindet, ndërsa për Gramozin krijon dy raste Lena, që zgjidhen mirë nga portieri mik. Bilibashi kroson në zonë dhe Peçi gjuan me kokë, por topi përplaset në shtyllë, kurse një minutë më pas Baci për pak sa nuk u ngrin buzëqeshjen kolonjarëve me një gjuajtje nga 30 metra. Portieri i Gramozit bën mrekullinë, duke kërcyer në trekëndëshin e majtë për ta devijuar topin në goditje këndi.

Pesë minutat e fundit janë më të mira për kolonjarët, të cilët godasin shtyllën. Në shtesë regjstrohet rasti i fundit, kur Kokona vë në vështirësi portierin mik, por nuk ka gol dhe Gramozi fiton 1-0. Edhe në këtë takim sulmuesit kolonjarë nuk kanë ditur ta bëjnë detyrën.

 

Gramozi 1-0 Ada

 

Gramozi: Dervishi, Ismolli, Peçi, Faslliu, Caka, Lena, Olivera, Shupe, Bilibashi (Dine 90′), Mukaj (Kokona 65′), Saliko (Lifo 66′). Trajner: I. Qirjako.

Ada: Dervishaj, Ara, Isufi, Baci, Ferlushkaj (Doçi 62′), Hajdari (Çaku 86′), Osja, Lekaj, Lleshi (Nika 46′), Pepa, Gjini.

Trajner: K. Krepi.

Shënues: Faslliu 8′

Gjyqtarë: R. Sadiku, R. Preca, R. Ganxhi (Elbasan)

Kartonë të verdhë: Mukaj, Lena, Kokona, Ferushkaj, Lekaj, Ara,Isufi



Nga '' Sporti Shqiptar ''  , E Diele 24 Prill 2011

Publikoje ne rrjetet sociale :