HIMNI
I GRAMOZIT
 


Kreu Registration RSS
Ndeshja e fundit
Menu
ne facebook
Ndeshja e ardhshme

kerko
sondazh
Mendoni se GRAMOZI mund te ngjitet perseri ne superiore ???
Total of answers: 383
Lidhu
Statistika

Gjithesej Online 1
Vizitore 1
Perdorues 0
ne youtube


Edinjo premton gola superlige për Gramozin






Sulmuesi brazilian është idhulli i ri i tifozërisë kolonjare

Ka vetëm tri javë që ka ardhur te skuadra kolonjare braziliani Edison Olivera Rosa (Edinjo), i datëlindjes 08.11.1980, dhe shumë shpejt është shndërruar në një idhull të tifozërisë së Gramozit. Këtë e ka bërë me nivelin e shkëlqyer që ka treguar dhe me golat e shënuar në miqësoret e deritanishme. Edinjo ka bërë që të harrohet sulmuesit i larguar nga Gramozi, Marko Dos Santos, ndërkohë që me sjelljen e tij ka fituar simpatinë e të gjithëve.

Brenda një kohe të shkurtër ai ka rrëmbyer zemrat e gjithë sportdashësve kolonjarë, ka bërë të lumtur dyshen e stafit teknik, Qirjako-Hitaj, por edhe gjithë shokët e skuadrës. Me mbërritjen e brazilianit tjetër, mesfushorit Tadei, me të cilin Edinjo ka luajtur sezonin e kaluar, rriten më shumë shpresat për një Gramoz pretendent për superligën. Edinjo konsiderohet titullar në sulmin kolonjar, pasi trajneri Ilir Qirjako, duke parë vlerat e tij, shpreson që ai ta udhëheqë Gramozin drejt kreut.

Vetë lojtari, i pyetur për ditët stërvitore te Gramozi, u shpreh: "Shoh që shokët e skuadrës dhe stafi janë të përkushtuar totalisht në stërvitje. I jemi përshtatur mjaft mirë ritmit, ndërsa disiplina është parësore në punën e trajnerit Qirjako. Kjo është një gjë shumë e mirë, pasi disiplina në futboll është e domosdoshme për të pasur sukses.

Kemi të gjithë një synim të përbashkët dhe besoj se do të arrijmë aty ku dëshirojmë. Në Ersekë kam gjetur një ambient të ngrohtë, ku punohet shumë dhe të gjithë e bëjnë detyrën si duhet. Deri tani përparësi ka pasur përgatitja fizike dhe psikologjike. Ndërkohë, kemi luajtur 4 ndeshje miqësore, ku grupi ynë ka qenë kompakt. Ky fakt më ka kënaqur më shumë, pavarësisht se në miqësoren e fundit humbëm, sepse nuk dolëm në lojën tonë mendoj për shkak të ngarkesave të larta.

” Braziliani i sulmit të Gramozit mendon se gjendja e skuadrës do të përmirësohet gjatë kohës së mbetur deri në startin e kampionatit: "Besoj se deri në fillim të kampionatit, pra në këto 3 javë, Gramozi do të marrë një pamje të re, pasi, siç kam dëgjuar, merkatoja do të vazhdojë. Për mua është e rëndësishme që në skuadër jemi 4 brazilianë, pasi, përveç dy patriotëve që gjeta këtu, ditët e fundit ka ardhur edhe mesfushori Tadei.

Ai është një lojtar me shumë vlera, me të cilin kam luajtur sezonin e kaluar në të njëjtën skuadër, Sao Caetano. Tadei është shumë punëtor. Shpresoj të jap më të mirën që Gramozi në fund të sezonit ta arrijë objektivin, kurse në aspektin individual dua të jem një nga golashënuesit më të mirë të kategorisë së parë,” - përfundon Edinjo.


Nga '' Sporti Shqiptar '' , E Diele 22 Gusht 2010

Publikoje ne rrjetet sociale :