HIMNI
I GRAMOZIT
 


Kreu Registration RSS
Ndeshja e fundit
Menu
ne facebook
Ndeshja e ardhshme

kerko
sondazh
Mendoni se GRAMOZI mund te ngjitet perseri ne superiore ???
Total of answers: 383
Lidhu
Statistika

Gjithesej Online 1
Vizitore 1
Perdorues 0
ne youtube


Dervishi: Gramozi mund të shkojë në "play-off”



• Portieri Fatjon Dervishi shpreson që ekipi i tij ta mbyllë kampionatin në vend të 6-të

Tripikëshi i marrë të shtunën që shkoi me Adën është vlerësuar mjaft nga stafi teknik i Gramozit dhe tifozëria kolonjare. Miqtë nga Velipoja kishin ardhur në Ersekë për të marrë pikë, sepse kërkojnë t’i shpëtojë rënies nga kategoria, por kolonjarët nuk kanë toleruar.

Ata kanë hyrë në fushë të mobilizuar dhe me dëshirë të madhe për fitore, që në fund e kanë arritur falë golit të mbrojtësit Faslliu. Portieri tepelenas që luan për Gramozin, Fatjon Dervishi, i cili e ruajti të paprekur rrjetën e tij, i është gëzuar më shumë se të gjithë asaj fitoreje.

"Ishte një ndeshje e vështirë, - pohon Dervishi, - por ishim përgatitur për ta fituar. Kemi luajtur me shpirt të lartë gare dhe ia dolëm në fund, duke marrë 3 pikë të çmuara ndaj Adës. Gramozi qëndron tani në vend të 7-të dhe ka shpresa për të shkuar në "play off”, edhe pse do të jetë e vështirë.”

Portieri Dervishi, me formën e treguar në ndeshjet që mban veshur fanellën e Gramozit, e ka bindur trajnerin Qirjako për ta aktivizuar titullar. "Fakti që nuk pësova gol me Adën më bën të jem më çliruar dhe shpresoj të vazhdoj kështu për ta ndihmuar ekipin të realizojë objektivin.

Do të ishte një kënaqësi e madhe për mua,” - thekson më tej portieri Dervishi. Për Gramozin, ndeshja me Adën konsiderohej mjaft e rëndësishme dhe kalimi me sukses i saj ka sjellë një atmosferë tjetër para 3 javëve të fundit.

Gramozit i duhet të marrë të paktën 6 pikë në këto 3 ndeshje, 2 nga të cilat i ka në transfertë dhe 1 në shtëpi. Gjithsesi, pas fitores së fundit kolonjarët ndihen të lehtësuar dhe kanë moralin e duhur për këtë finale të kampionatit.

Duke u përpjekur të largojë çdo shenjë euforie, trajneri Qirjako ka filluar që të hënën punën për ndeshjen e radhës me Bilisht Sportin në fushën e këtij të fundit. Pavarësisht se mban vendin e parafundit, stafi dhe futbollistët e Gramozit e cilësojnë të vështirë kundërshtarin.

"Patjetër që do të jetë një ndeshje e vështirë, pasi luhet në transfertë, por shpresoj që edhe këtë radhë të dalim me sukses,” -përfundon portieri i kolonjarëve, Fatjon Dervishi.





Nga '' Sporti Shqiptar ''  , E Mërkurë 27 Prill 2011

Publikoje ne rrjetet sociale :