HIMNI
I GRAMOZIT
 


Kreu Registration RSS
Ndeshja e fundit
Menu
ne facebook
Ndeshja e ardhshme

kerko
sondazh
Mendoni se GRAMOZI mund te ngjitet perseri ne superiore ???
Total of answers: 383
Lidhu
Statistika

Gjithesej Online 1
Vizitore 1
Perdorues 0
ne youtube


Bilibashi: Gramozit i takon një vend në superligë



Mesfushori Mishel Bilibashi është cilësuar nga tifozët një blerje e goditur e kolonjarëve

Një nga futbollistët më të mirë të ardhur te Gramozi në fillim të këtij sezoni është kryeqytetasi Mishel Bilibashi. Mesfushori i krahut të majtë i ka luajtur të 15 ndeshjet e fazës së parë, duke lënë mbresa te tifozët kolonjarë. Bilibashi ka mbërritur i pari në Ersekë dhe është gati për rifillimin e stërvitjes. Në intervistën e mëposhtme për "Sportin shqiptar”, ai thekson mes të tjerash se Gramozi është një eksperiencë shumë e bukur për të dhe shpreson që ky ekip të kthehet në superligë.

Bilibashi, keni veshur për herë të parë fanellën e Gramozit. Si do ta komentonit këtë aventurë të re?
Në fillim kisha shumë emocione, pasi aktivizohesha për herë të parë me Gramozin. Për fat të mirë, arrita ta bind trajnerin, duke u aktivizuar në të gjitha ndeshjet. Natyrisht, që të aktivizohesh me një ekip si Gramozi, që vinte nga superliga, duhet të jesh shumë i përgatitur dhe duhet të bësh një paraqitje të mirë. Për mua ishte shumë e rëndësishme kjo dhe jam munduar të bëj më të mirën. Do të vlerësoja mjedisin shumë miqësor që kam gjetur në Ersekë dhe përkujdesjen e klubit e veçanërisht të trajnerit Ilir Qirjako.

Çfarë ju ka mbetur në mendje nga faza e parë e kampionatit?

Në fakt, të gjitha ndeshjet kanë emocionet e veta, por do të veçoja atë me Tomorin, ku fituam 2 1 dhe goli i parë ka ardhur nga këmba ime. Fakti që shënova golin e parë me fanellën e Gramozit më gëzoi pa masë, ashtu si të gjithë shokët, pasi luanim me një ekip që kishte bërë merkato të fuqishme, duke qenë pretendent për në superligë.
- Nga sportdashësit kolonjarë jeni cilësuar një nga zgjedhjet më të mira të stafit teknik.

Ç’do të thotë për ju ky fakt?
- Më vjen shumë mirë për këtë gjë. Jam i kënaqur, pasi këtu në Ersekë, ne futbollistëve jabanxhinj na respektojnë shumë, duke na mbajtur shumë afër. Kjo na bën më optimistë dhe na inkurajon për të dhënë më të mirën për t’ua shpërblyer të gjithëve me rezultate.

- Cili është premtimi i Bilibashit për fazën e dytë?
- Kam dëshirë të luaj në të gjitha ndeshjet, ashtu si në fazën e parë. Do të përpiqem të jam maksimumin tim dhe të shënoj më shumë gola. Dua që sportdashësit kolonjarë të kënaqen sa më shumë dhe shpresoj që ekipi ynë të ngjitet në fund të këtij sezoni në superligë, pasi ai është vendi që i takon.



Nga '' Sporti Shqiptar' ' , E Merkure 05 Janar 2011

Publikoje ne rrjetet sociale :